Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës me diell
- – Mëngjesi sot do të jetë më i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës në disa lugina dhe lugina të lumenjve. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.
- Post By Fitore Curri
- 07:20, 30 tetor, 2025
Shkup, 30 tetor 2025 (MIA) – Mëngjesi sot do të jetë më i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës në disa lugina dhe lugina të lumenjve. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej -3 deri 4, ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 16 deri 21 gradë.
Në Shkup, mëngjesi do të jetë më i ftohtë, në disa pjesë të luginave me mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë juglindore. Temperaturat minimale do të bien deri në 2, ndërsa ato maksimalet do të arrijnë deri 18 gradë.
Nën ndikimin e presionit të lartë të ajrit vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë me mëngjese më të ftohta, ndërsa temperatura e ditës do të rritet, veçanërisht në ditët e fundjavës. Paradite nëpër disa lugina dhe lugina të lumenjve do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s