• e enjte, 27 qershor 2024

Mëngjes i freskët, gjatë ditës me diell dhe erë të lehtë

Mëngjes i freskët, gjatë ditës me diell dhe erë të lehtë

Shkup, 7 tetor 2023 (MIA) - Mëngjesi i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell me erë të lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej tre deri në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 22 deri në 29 gradë.

Në Shkup me diell me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në tetë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 26 gradë.

DPHM bën të ditur se do të ketë një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë. Të dielën pasdite dhe të hënën vranësirat do të rriten, do të fryjë erë mesatare, herë pas here më e fortë nga veriu dhe temperatura ditore do të ulet për pesë deri në shtatë gradë.

Nga e marta temperaturat do të shënojnë sërish rritje graduale. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR