Më shumë shi në Ohër dhe në Kodrën e Diellit
- Në Ohër dhe në Kodrën e Diellit në 24 orët e fundit, deri në orën 8 të mëngjesit, janë matur dy litra për metër katror sediment ujor, ndërsa në Pozharan dhe Hanet e Mavrovës një litër për metër katror, njofton DPHM-ja.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:24, 18 prill, 2025

Shkup, 18 prill 2025 (MIA) - Në Ohër dhe në Kodrën e Diellit në 24 orët e fundit, deri në orën 8 të mëngjesit, janë matur dy litra për metër katror sediment ujor, ndërsa në Pozharan dhe Hanet e Mavrovës një litër për metër katror, njofton DPHM-ja.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira deri mesatare. Pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu dhe kushte për bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, në pjesët perëndimore, ndërsa përgjatë Vardarit nda drejtimi veriperëndimor.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 19 deri 26 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira deri në mesatare. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të dendura të shiut dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura maksimale do të arrijë deri 25 gradë. qa/
Foto: arkivi i MIA-s