• e premte, 05 dhjetor 2025

Më shumë shi në Kodër të Diellit, më pak në Shtip

Më shumë shi në Kodër të Diellit, më pak në Shtip

Shkup, 18 nëntor 2025 (MIA) – Më shumë shi ka rënë në Kodër të Diellit, ndërsa më pak në Shtip, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike deri sot në orën 16:30, për nëntë orët e mëparshme. 

Në Kodër të Diellit kanë rënë 35 litra për metër katror 29 - Llazaropolë, Pozharanë, 25 - Tetovë, 19 – Hanet e Mavrovës , 17 - Shkup-Zajçev Rid, 10 - Krushevë, Topollçan, 7 - Pretor, 6 - Ohër, 5 -Kriva Pallankë, Gjurishtë, Manastir, Veles, Pozhar, 3 - Prilep, 2 - Strumicë, Berovë, 1 - Shtip.

Temperatura maksimale 11 është shënuar në Krushevë, Hanet e Mavrovës, 12 - Tetovë, Llazaropolë, 13 - Shkup-Zajçev Rid, Pretor, 15 - Strumicë, Kriva Pallankë, 16 - Shkup-Petrovec, Berovë, Prilep, Ohër, Demir Kapi, Veles 17-Gjevgjeli, Shtip, 18 – Kavadar, Manastir, 19 - Vinicë.

Nga DPHM potencojnë se në vend ka fryrë erë mesatare, në disa vende erë e fuqishme nga drejtimi jugor. Në Shtip, era arriti shpejtësinë deri 60 kilometra në orë. 

Sipas sinoptikëve, reshje të kohëpaskohshme të shiut do të ketë edhe gjatë natës. Në disa vende reshjet do të jenë më të dendura – mbi 40 litra në metër katrorë për 24 orë. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore nga drejtimi jugor. 

Për nesër parashikohet mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht paradite në pjesët jugperëndimore dhe jugore – mbi 25 litra në metër katrorë për 24 orë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 7 deri 11, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 12 deri 17 gradë. 

Në Shkup, kryesisht vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet më të dobët. Do të fryjë erë mesatare juglindore. Temperatura minimale do të bie deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 14 gradë. 

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, pritet të vazhdojë periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të kohëpaskohshme. Nesër pasdite dhe të enjten, reshjet pritet të jenë me intensitet më të dobët. Të premten dhe gjatë fundjavës, priten përsëri reshje më të dendura - mbi 30 litra për metër katror në 24 orë, lokalisht në formën e stuhive me erëra të forta dhe kushte për paraqitje të bubullimave.

Temperaturat e mëngjesit dhe të ditës nga e diela do të bien dukshëm. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR