• e enjte, 29 janar 2026

Më shumë shi në Demir Kapi dhe Shtip, më ftohtë në mëngjes në Berovë

Më shumë shi në Demir Kapi dhe Shtip, më ftohtë në mëngjes në Berovë

 Shkup, 28 janar 2026 (MIA) - Më së shumë shi në 24 orët e fundit ka pasur në Demir Kapi dhe Shtip, ndërsa temperatura minimale më e ulët mëngjesin e sotëm është shënuar në Berovë, njoftuan nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike.

 Në Demir Kapi dhe Shtip kanë rënë 6 litra për metër katror, ​​4 - Radovish - Pozhar, Kavadar, Vinicë, 3 - Strumicë, 2 - Prilep, Berovë, 1 - Kriva Pallankë, Krushevë, Manastir, Topollçan, Veles, Kodër të Diellit.

 Mëngjesin e sotëm në Berovë janë regjistruar -5 gradë Celsius, -4 - Kodër të Diellit, -3 - Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Veles, Tetovë, Strumicë, Manastir, -2 - Shtip, Prilep, Demir Kapi, -1 - Shkup-Zajçev Rid, Kavardar, Krushevë, Hanet e Mavrovës, Gjurishtë, Pozharan, Vinicë, Gjevgjeli, Pretor, 0 - Topollçan, Ohër.

 Tridhjetë centimetra ishte shtresa e borës në Kodër të Diellit deri në orën shtatë të mëngjesit.

 Nga DPHM informuan se moti sot pritet paradite të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës, vranësira do të rriten, së pari në pjesët perëndimore, dhe më pas do të ketë reshje shiu kudo, dhe në zonat më të larta malore, borë e dobët. Pritet erë e lehtë deri mesatare jugore. Temperatura maksimale pritet të jetë në intervalin 6 deri në 10 gradë Celsius.

Në Shkup, pritet mot me vranësira, ndërsa pasdite me shi të përkohshëm. Sinoptikanët paralajmëruan erë të lehtë deri mesatare jugore. Temperatura maksimale pritet të arrijë 7 gradë Celsius. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR