• e mërkurë, 03 korrik 2024

Më shumë shi kanë reshur në Kriva Pallankë, më ftohtë këtë mëngjes në Krushevë

Më shumë shi kanë reshur në Kriva Pallankë,  më ftohtë këtë mëngjes në Krushevë

Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Më shumë shi në 24 orët e fundit kanë reshur në Kriva Pallankë, tetë litra në metër katror, njoftoi DPHM.

Sipas matjeve mëngjesin e sotëm në ora 8, gjashtë litra në metër katror në Tetovë, katër në Pretor, tre në Dibër, Kumanovë dhe Vinicë dhe dy litra në Krushevë.

Temperatura më e ulët prej 7 gradë është në Krushevë, 8 gradë në Pretor dhe Berovë, 9 në Kriva Pallankë, 10 në Tetovë dhe Vinicë, 11 gradë në Strumicë, Ohër dhe Manastir, 12 në Shkup (Zajçev Rid), Kumanovë, Dibër, Shtip dhe Dojran, 14 gradë në Demir Kapi dhe Gjevgjeli

DPHM për sot parashikon mot me veranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, sidomos në pjesën lindore të vendit.

Në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e mesme deri e përforcuar nga drejtimi juglindor (mbi  60 km/h), sidomos përgjatë vardarit dhe në pjesën jugperëndimore të vendit. Temperaturat minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 15 deri 21 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e mesme deri e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 19 gradë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR