• e hënë, 23 dhjetor 2024

Më shumë se një javë nuk punojnë sallat kirurgjikale në Qendrën klinike, Demiri do të mbajë konferencë për shtyp

Më shumë se një javë nuk punojnë sallat kirurgjikale në Qendrën klinike, Demiri do të mbajë konferencë për shtyp

Shkup, 27 maj 2024 (MIA) -Një prokuror publik do ta hetojë situatën në Qendrën Klinike "Nënë Tereza" e cila ka ndodhur me mbylljen e sallave kirurgjikale, të cilat nuk punojnë më shumë se një javë. Ndërkohë, nga Ministria e Shëndetësisë për këtë problem ende nuk kanë një qëndrim, ndërsa për sot kanë caktuar konferencë për shtyp të ministrit Ilir Demiri, por pa paralajmërim në cilën temë.

Dje nga PTHP Shkup informuan për MIA-n se Ministria e Shëndetësisë ka dërguar njoftim në Prokurori për sallat e mbyllura të kirurgjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, e cila është pranuar dhe shpërndarë te prokurori publik. Do të ndërmerren veprime për të verifikuar nëse ka fare elemente kriminaliteti në ngjarjen.

Siç publikuan një pjesë e mediave, tashmë është dëgjuar një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa nga sot informacione me Prokurorinë do të ndajnë edhe drejtorët e Klinikave,

Për situatën e qendrës klinike këtë fundjavë në një konferencë për shtyp ka reaguar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, i cili tha se problemi me sistemin, gjegjësisht me tubacionin e oksigjenit në sallat e operacionit, ka vazhduar gjatë gjithë javës, që nga e shtuna e kaluar, dhe se ndërkohë, duke nënshkruar me pëlqim personal, njerëzit operohen me rrezikun e tyre.

 

Станува збор за целосно реновирање на првата операциона сала со помошни простории, соба за одмор и соба за премедикации на околу 150 квадратни метри.  Вкупната вредност на инвестицијата е 15

 

"A funksionojnë Qendra e Komës dhe KARIL dhe a janë të lidhur pacientët në të njëjtin sistem ajror, për shkak të cilit sistem janë mbyllur sallat e operacionit të traumatologjisë? Nëse sistemi i ajrit të kompresuar përdoret për pacientët në Qendrën e Komës dhe KARIL, pse nuk do të ishte i mirë për sallat e operacionit dhe anasjelltas, nëse sallat janë mbyllur për sistemin e ajrit, pse funksionon për pacientët në Qendrën e komës dhe KARIL? A është me të vërtetë arsyeja e mbylljes së sallave sistemi i ajrit dhe kondicionimit, për të cilin nuk ka asnjë përpjekje për të kapërcyer problemin për një javë të tërë, apo është diçka krejtësisht tjetër? A mund të jetë kjo një dukuri tjetër e baktereve MRSA? A ka kontroll urgjent të higjienës në departamentin e traumës? A janë negative strishot nga sallat? A ka infeksione spitalore në çdo të dytën pacient në këtë klinikë? Pse Ministria e Shëndetësisë nuk e nis zgjidhjen e problemit në të njëjtën kohë me PP? SDS-ja dhe BDI-ja janë aq të preokupuar me veten dhe me kalimin në opozitë, aq sa klinikën më të frekuentuar e shndërruan në rrënojë", tha Stoilkovski.

Njëkohësisht, për shkak të gjendjes me sallat kirurgjikale të Qendrës Klinike, në SPQ “8 Shtatori” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit – Kirurgjia “Shën Naumi Ohrit ”, pranojnë pacientë emergjente jo vetëm nga Shkupi, por edhe nga qytetet e tjera, duke i vonuar kështu operacionet tashmë të planifikuara. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR