• e diel, 08 shkurt 2026

Më së shumti shi në Hanet e Mavrovës, më ftohtë në Kodër të Diellit dhe Berovë

Më së shumti shi në Hanet e Mavrovës, më ftohtë në Kodër të Diellit dhe Berovë

Shkup, 8 shkurt 2026 (MIA) – Gjatë 24 orëve të kaluara më shumë reshje të shiut janë regjistruar në Hanet e Mavrovës – 10 litra në metër katrorë, ndërsa më pak – 1 litër në metër katrorë në Prilep dhe Kriva Pallankë. 

Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Kodër të Diellit dhe Berovë ku është matur temperaturë prej -1 gradë, ndërsa më ngrohtë ishte në Gjevgjeli me 7 gradë Celsius të matura. 

Në Kodër të Diellit është matur shtresë e borës në lartësi prej 55 centimetra. 

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, ndërsa në male në veriperëndim të borës. 

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 8 deri 14 gradë. 

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira. Paradite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 11 gradë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR