Më së ftohti në Berovë, më së shumti borë në Hanet e Mavrovës
- Në Berovë sot në orën 07:30 janë matur -5 gradë, në Manastir -4, -3 në Shkup-Petrovec, Tetovë, Strumicë, -2 në Prilep, Shtip, Kumanovë. Veles, Gjevgjeli, Demir Kapi, -1 në Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Dibër, Kavadar. Zero gradë janë matur në Ohër dhe Pretor, dy në Vinicë, tre në Dojran dhe Hanet e Mavrovës, katër në Krushevë dhe pesë gradë në Kodrën e Diellit.
Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Në Berovë sot në orën 07:30 janë matur -5 gradë, në Manastir -4, -3 në Shkup-Petrovec, Tetovë, Strumicë, -2 në Prilep, Shtip, Kumanovë. Veles, Gjevgjeli, Demir Kapi, -1 në Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Dibër, Kavadar. Zero gradë janë matur në Ohër dhe Pretor, dy në Vinicë, tre në Dojran dhe Hanet e Mavrovës, katër në Krushevë dhe pesë gradë në Kodrën e Diellit.
Siç informoi DPHM, shtresë të dobërs prej 14 centimetra ka në Hanet e Mavrovës, ndërsa në Kodrën e Diellit prej një centimetër.
Gjatë natës moti ishte i kthjellët dhe i ftohtë. Mëngjesin e sotëm në disa lugina, sidomos në rajonin Vardarit ka mjegull me dukshmëri të zvogëluar horizontale deri në 50 metra.
Moti sot do të jetë me diell, kryesisht i qetë dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Në disa lugina do të ketë mjegull, e cila gjatë ditës do të dobësohet. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 8 deri në 17 gradë.
Në Shkup do të jetë me mjegull dhe qetë, gjatë ditës mjegulla do të dobësohet. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s