Më së ftohti në Berovë, më së ngrohti nesër në Gjevgjeli
- Në Berovë është matur temperatura më e ulët këtë mëngjes - vetëm 1 gradë. Katër gradë janë regjistruar në Lazaropole, 5 në Kriva Pallankë dhe Manastir, 6 në Shkup - Petrovec, Tetovë, Shtip, Demir Kapi, Strumicë, Hanet e Mavrovës, 7 në Prilep, Dibër, Kumanovë, Veles, Kodrën e Diellit, 8 në Shkup - Zajçev Rid, Ohër, Pretor, Krushevë, Kavadar, ndërsa 9 në Vinicë, 10 në Gjevgjeli, informojnë nga DPHM-ja.
Shkup, 15 tetor 2024 (MIA) - Në Berovë është matur temperatura më e ulët këtë mëngjes - vetëm 1 gradë. Katër gradë janë regjistruar në Lazaropole, 5 në Kriva Pallankë dhe Manastir, 6 në Shkup - Petrovec, Tetovë, Shtip, Demir Kapi, Strumicë, Hanet e Mavrovës, 7 në Prilep, Dibër, Kumanovë, Veles, Kodrën e Diellit, 8 në Shkup - Zajçev Rid, Ohër, Pretor, Krushevë, Kavadar, ndërsa 9 në Vinicë, 10 në Gjevgjeli, informojnë nga DPHM-ja.
Nga DPHM-ja shtojnë se sot na pret mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale, sipas njoftimeve, do të arrijë nga 22 deri në 28 gradë.
Temperatura maksimale në Shkup pritet të arrijë deri 25 gradë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s