• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Më së ftohti në Berovë, më së ngrohti në Gjevgjeli

Më së ftohti në Berovë, më së ngrohti në Gjevgjeli

Shkup, 13 prill 2025 (MIA) - Temperatura më e ulët prej -3 gradë Celsius është matur sot në mëngjes në Berovë, ndërsa më e ngrohta në Gjevgjeli, ku janë matur 6 gradë Celsius. Temperaturë prej -2 gradë është shënuar në Lazaropole, -1 është matur në Kodrën e Diellit dhe Hanet e Mavrovës, 0 ishte në Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë dhe Manastir, 1 gradë në Tetovë, Veles dhe Pretor, 2 gradë në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Ohër, Shtip, Prilep dhe Krushevë, 3 në Strumicë, Kavadar dhe Vinicë, ndërsa katër gradë janë matur në Demir Kapi. 

Sipas paralajmërimeve ng DPHM-ja, moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 15 deri në 22 gradë Celsius

Edhe Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 22 gradë Celsius. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR