• e hënë, 23 dhjetor 2024

Më së ftohti në Berovë, më ngrohtë në Dojran

Më së ftohti në Berovë, më ngrohtë në Dojran

Shkup, 5 prill 2024 (MIA) - Më së ftohti sot në mëngjes është në Berovë me zero gradë, tre gradë janë matur në Hanet e Mavrovës, katër në Shkup-Petrovec, Ohër, Kriva Pallankë, Demir Kapi, Manastir, Pretor, Kodra e Diellit. pesë në Tetovë, Strumicë dhe Shtip, gjashtë në Prilep, Veles, Kumanovë, shtatë në Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Krushevë dhe Gjevgjeli dhe 10 në Dojran.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informoi se gjatë natës moti ka qenë kryesisht i kthjellët. Në vendet më të larta frynte erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Mëngjesi i sotëm është me diell me paraqitje të vranësirave të ulëta deri në mesatare në pjesët lindore.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri në 28 gradë.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët nga drejtimi verior, temperatura maksimale do të arrijë deri në 26 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR