Më ftohtë në Berovë, më së shumti borë në Kodrën e Diellit
- Më ftohtë me temperaturë deri në -1 gradë Celsius në mëngjes është në Berovë, 0 gradë është matur në Lazaropole, 1 në Hanet e Mavrovës, 2 në Manastir, nga 3 në Shkup Petrovec, Kriva Pallankë, Tetovë, Ohër, Pretor, Prilep, Demir Kapi, Strumicë dhe Kodrën e Diellit, 4 në Shtip dhe Veles, 5 në Gjevgjeli dhe Krushevë, 6 në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë dhe Kavadar, ndërsa më ngrohtë është në Vinicë ku është regjistruar temperaturë prej 7 gradë. Shtresë më të lartë të dëborës prej 62 centimetra në orën 08:00 të mëngjesit ka në Kodrën e Diellit.
- Post By Sara Ademi
- 09:49, 6 prill, 2026
Shkup, 6 prill 2026 (MIA) - Më ftohtë me temperaturë deri në -1 gradë Celsius në mëngjes është në Berovë, 0 gradë është matur në Lazaropole, 1 në Hanet e Mavrovës, 2 në Manastir, nga 3 në Shkup Petrovec, Kriva Pallankë, Tetovë, Ohër, Pretor, Prilep, Demir Kapi, Strumicë dhe Kodrën e Diellit, 4 në Shtip dhe Veles, 5 në Gjevgjeli dhe Krushevë, 6 në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë dhe Kavadar, ndërsa më ngrohtë është në Vinicë ku është regjistruar temperaturë prej 7 gradë. Shtresë më të lartë të dëborës prej 62 centimetra në orën 08:00 të mëngjesit ka në Kodrën e Diellit.
Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 19 deri në 25 gradë.
Në Shkup do të jetë kryesisht mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobër nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 25 gradë Celsius. sa/
Foto: MIA arkivi