• e hënë, 23 dhjetor 2024

Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Dibër

Më  ftohtë në Berovë, më  ngrohtë në Dibër

 Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Në Berovë  mëngjesin e sotëm është më ftohtë, zero gradë, ndërsa më  ngrohtë në Dibër 10 gradë.

Siç njofton DPHM, deri në orën 8:30 janë matur dy gradë në Llazaropole, tre në Kodër të Diellit dhe Hanet e Mavrovës, katër në Shkup-Petrovec dhe Manastir, pesë në Kriva Pallankë dhe Strumicë, gjashtë në Ohër, Demir Kapi, Tetovë, Veles, Krushevë, Pretor dhe Kumanovë, shtatë në Shkup-Zajçev Rid, Prilep, Gjevgjeli, Shtip dhe Kavadar dhe tetë gradë në Dojran dhe Vinicë. 

Gjatë natës moti ishte i kthjellët. Frynte e lehtë deri mesatare, ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit dhe në pjesën lindore erë e fortë nga drejtimi verior. Mëngjesin e sotëm është kudo me diell. Vende-vende frynë erë e ëehtë nga një drejtim i ndryshueshëm. 

 Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperaturat maksimale do të lëvizë nga 21 deri në 27 gradë.

 Në Shkup me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR