Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Demir Kapi
- - Më ftohtë sot në mëngjes ishte në Berovë, me temperaturë të matur -2 gradë, përderisa më ngrohtë në Demir Kapi me 7 gradë Celsius, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
- Post By Fitore Curri
- 10:19, 10 shkurt, 2024
Shkup, 10 shkurt 2024 (MIA) - Më ftohtë sot në mëngjes ishte në Berovë, me temperaturë të matur -2 gradë, përderisa më ngrohtë në Demir Kapi me 7 gradë Celsius, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperaturat minimale të matura në orën 07:30 janë -2 Berovë, 0 Lazaropolë, Shkup-Petrovec, Strumicë, 2 Kodër të Diellit, Hanet e Mavrovës, Gjevgjeli, Tetovë, Kriva Pallankë, 3 Manastir, 4 Krushevë, Dibër, Shtip, Veles, Shkup- Zajçev Rid, Prilep, 5 Kavadar, Pretor, 6 Dojran, Vinicë, 7 Demir Kapi.
Gjatë natës moti ishte kryesisht i vranët, në disa vende me erë të lehtë deri mesatare të ndryshueshme, ndërsa sot në mëngjes është kryesisht vranët, fryn erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor deri jugperëndimor.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë në disa vende me periudha dielli. Do të fryë erë mesatare, ndërsa nga orët e mesdites në disa vende erë e përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 kilometra në orë) më e shprehur përgjatë Vardarit. Nga orët e natës në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi afatshkurtër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -0 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 13 deri 18 gradë.
Në Shkup mot i ndryshueshëm me periudha dielli dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s