• e hënë, 23 dhjetor 2024

Më 30 korrik fillon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit

Më 30 korrik fillon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Më 30 korrik (e martë) duhet të fillojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Gjykatësi në këtë rast do të jetë Ivica Stefanovski, i cili është përzgjedhur përmes sistemit AKMIS. 
Gjykata Themelore Penale Shkup të hënën më 8 korrik informoi se janë refuzuar si të pabaza ankesat   e mbrojtjes së të akuzuarve për rastin me vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi dhe aktakuza pranohet në tërësi. 

"Këshilli për vlerësim të aktakuzës kundër të akuzuarve: V.M., B.V. dhe V.K. të akuzuar për nga dy vepra penale Vrasje nga neni 123 paragrafi2 pika 1 dhe pika7 me nenin 22 nga KP dhe neni 123 paragrafi 2 pika 1 dhe pika 4 me nenin 22 nga KD si dhe dy vepra penale - Grabitje nga neni 141 paragrafi 2 me paragrafin 1 dhe me nenin 22 dhe nenin 141 paragrafin 1 neni 22 nga KP, i akuzuari A.GJ. i akuzuar për një vepër penale Grabitje neni 141 paragrafi 2 paragrafi 1 neni 24 nga KP, ndërsa lidhur me vrasjen e dyfishtë të të miturës V.GJ. dhe qytetarit nga Velesi P.ZH. në nëntor të vitit të kalaur. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aktit si dhe dhe ankesave të parashtruara kundër aktakuzës nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve, solli vendim me të cilin - Ankesat e mbrotjjes refuzohen si të pabaza, ndëra Aktakuza miratohet në tërësi", kumtoi Gjykata penale. 

Nga Gjykata penale theksojnës e procedura kundër të dyshuarit të parë për vrasje të dyfishtë - Lj.P. është akoma në fazë të hetimit të prokurorisë.

Prokuroria themelore publike Shkup në maj të këtij viti parashtroi aktakuzë kundër katër personave për grabitje dhe vrasje mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Të akuzuar janë Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski. Vazhdon hetimi për dy persona - njëri prej tyre është i akuzuari i parë Ljupço Palevski-Pallço, i cili kohë më parë u ekstradua në vend, pas ikjes në Turqi.

QËNDRONI TË LIDHUR