• e shtunë, 21 shtator 2024

Lutkov-Vreçko: Maqednia e Veriut dhe Sllovenia kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe në ekonomi dhe kulturë

Lutkov-Vreçko: Maqednia e Veriut dhe Sllovenia kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe në ekonomi dhe kulturë

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Kulurës, Zoran Lutkov në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Sllovenisë sot ka realizuar takim me ministresn e Kulturëls Asta Vreçko, në Lubjanë. Në takim ministrat janë dakorduar se mes dy shteteve ka marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe në të gjitha fushat, me theks në ekonomi dhe kulturë.

Siç informojnë nga Ministria e Kulturës, Lutkov dhe Vreçko e kanë hapur çështjen për qendra kulturore-informative në të dyja vendet.

Ministri Lutkov e ka i nformuar kolegen e tij për përvojat pozitive që vendi ynë i ka me qendrat kulturore-informative në shtetet tjera dhe ka potencuar se hapja e qendrës në Slloveni do të jetë me rëndësi strategjike për promovimin e historisë, kultutrës dhe turizmit së Maqedonisë.

Në takimin e sotëm, ministri lutkov ka inicuar nënshkrim të programit të ri për bashkëpunim në fushën e kulturës mes dy ministrive.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të hartojë projekt-tekst të programitk, i cili d të jetë kornizë formale-jurudike përmes së cilës do të thvillohen lidhje kulturore mes dy vendeve. 

Në takim është bërë fjalë edhe për avanciumin e raporteve në fushën e turizmit dhe përfitimet që pala e RMV-së mund t'i ketë me përvojat e ndara  me Slloveninë në këtë fushë.

"Duke folur për marrëdhëniet afirmative ndërmjet dy vendeve, ministrja Vreçko e informoi ministrin maqedonas se paradokohe në Slloveni është miratuar një ligj i cili promovon të drejtat e komuniteteve të kombeve të tjera, e me këtë edhe të komunitetit maqedonas, gjë që shfaq shqetësimin për qyetarët e RMV-së që jetojnë në këtë shtet", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. mb/

Foto: Bor Slana/STA

QËNDRONI TË LIDHUR