• e shtunë, 14 dhjetor 2024

Hapet zyra për dhënie të dokumenteve personale në repartin e policisë në Jegunovcë

Hapet zyra për dhënie të dokumenteve personale në repartin e policisë në Jegunovcë

Jegunovcë, 20 shtator 2024 (MIA) - Në Repartin e policisë në Komunën e Jegunovcës sot është hapur zyra e shërbimeve administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme ku qytetarët do të mund të nxjerrin dokumente personal, letërnjoftim, patent shoferi. Zyra do të punojë në një turn nga e hëna në të premte.

"Në periudhën e ardhshme do të pasojnë edhe të paktën në dy lokacione, ku së bashku me kërkesat e banorëv, ku kemi kushte do të hapim shërbime të reja administrative, me qëllim që t'i shkarkojmë ato ekzistuese. Më parë këtu rrëmuja shkaktohej në kuadër të shërbimeve administrative Tetovë. Tani qytetarë e Komunës së Jegunovcë do të mund të qasen dhe t'i nxjerrin  dokumentet personale, letërnjoftimet, patentat.

Ministri Toshkovski theksoi se hapja e zyrës është pjesë e përkushtimit të kësaj udhëheqësie të MPB-së që t'i afrojë shërbimet e saj më afër qytetarëve për të cilët, siç theksoi dhe janë të pëkushtuar.

"Vetëm duke i afruar shërbimet që janë të dedikuara për qytetarët do të përmirësojmë realisht cilësinë e jetës dhe punës së qytetarëve. Nga sot mbi 12.000 banorë të Jegunovcës, fshatrave dhe komuniteteve lokale që gravitojnë në komunë do të mund të marrin më shpejt dokumentin personal apo shërbimin që u nevojitet nga shërbimet administrative. Ne si kryesi e MPB-së dhe e Qeverisë jemi të përkushtuar për avancimin e të gjitha proceseve që do t'i bëjnë shërbimet e shtetit digjital dhe më afër qytetarëve", theksoi ministri Toshkovski.

Nga komandanti është informuar për furnizimin e një agregati të ri dhe një flamuri të ri për repartin e policisë, që ka munguar gjatë vizitës së tij para disa muajve.

Toshkovski edhe një her përkujtoi se rrëmujjat që janë krijuar me ndryshimin e dokumenteve personale me emrin e ri kushtetues janë e kaluar dhe se afati i patentave të shoferit me emrin e vjetër kushtetues është deri më 31.12.2024. mb/

Foto: MPB 

QËNDRONI TË LIDHUR