• e mërkurë, 16 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Lutkov për vizitë në Gostivar

Lutkov për vizitë në Gostivar

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov së bashku me zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Komunën e Gostivarit.

Siç njoftuan nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Lutkov dhe Sulejmani do t'i vizitojnë institucionet nga fusha e kulturës si dhe më shumë objekte që janë pjesë e trashëgimisë së rëndësishme kulturore të Gostivarit. Bëhet fjalë për Shtëpinë e Begut, Shtëpinë e Ahmed Çakos, Sahat kullën, Medresenë, kishën "Shën Dimitri" dhe Xhaminë e vjetër në Raven. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR