Aleanca për Shqiptarët e Taravarit me lista të veçanta për këshilltarë në zgjedhjet lokale, por mbeten në "VLEN"
- Kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit sonte ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme lokale të garojë me lista të veçanta për këshilltarë.
- Post By Fami Bajrami
- 23:39, 15 prill, 2025

Shkup, 15 prill 2025 (MIA) - Kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit sonte ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme lokale të garojë me lista të veçanta për këshilltarë.
Në konferencën për shtyp pas përfundimit të mbledhjes së partisë, Taravari tha se mbeten në VLEN, nëse partnerët e tjerë të koalicionit nuk vendosin t'i përjashtojnë.
"Nuk dalim nga koalicioni VLEN, dalim me listat tona për këshilltarë. Për kandidatët për kryetar komune ende nuk është përfundimtare. Nuk mund që katër apo pesë veta nga VLEN të vendosin për kandidatët për kryetar komune pa sondazhe dhe anketa të opinionit publik", ka thënë Taravari.
Foto: MIA