• e martë, 24 dhjetor 2024

Lundgren: Në Be jemi të disponuar për zgjerim, shfrytëzojeni momentumin

Lundgren: Në Be jemi të disponuar për zgjerim, shfrytëzojeni momentumin

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Nuk është çështja nëse, por kur dhe si do të ndodhë zgjerimi i BE-së, Suedia angazhohet për proces të bazuar në merita dhe fuqishëm e mbështesim përparimin e Maqedonisë së Veriut nëa të rrugë. Për atë angazhohemi fuqishëm edhe në BE, si vend-anëtar. Shpresojmë se do të arrini përparim në të ardhmen e afërt lidhur me negociatat dhe ju dëshiroj mirëseardhje në anëtarësimin në BE.

Këtë e theksoi nënkryetarja e Riksdag-ut suedez, Shestin Lundgren në konferencën për shtyp në Kuvend pas takimit me Grupin drejtues për zhvillim demokratik të parlamentit suedez dhe atij të Maqedonisë së Veriut të mbajtur së bashku me kryesuesin nga ana e vendit tonë, Fadil Zendeli, ndërkaq ku morën pjesë deputetët anëtarë të Grupit. Ajo posaçërisht e potencoi rëndësinë e momentumit aktuaë i cili ekziston lidhur me eurointegrimet e vendit në kontekst të procesit të zgjerimit të BE-së.

"Debati i sotëm për luftë kundër korrupsionit dhe si të luftojmë me të, ishte shumë me rëndësi që të sigurohet se sundimi i së drejtës qëndron lartë në agjendë. Sepse është me rëndësi të sigurohet se ekziston drejtësi për të gjithë, posaçërisht për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq që ata janë më të rëndësishmit. Ajo që me të vërtetë e dëshirojmë është se duhet t'i kemi parasysh edhe gjeneratat e ardhshme kur bashkëpunojmë për të ardhme prosperuese të qytetarëve tanë", tha Lundgren.

Në pyetjen nëse në takimin e sotëm është bërë fjalë për ndryshimet kushtetuese të cialt janë kusht që vendi ta vazhdojë eurointegrimin, ajo theksoi se e respektojnë mënyrën në të cilën punon Parlamenti ynë dhe nuk dëshirojnë të përzihen në diskutimet e brendshme politike, me ç'rast e përsëriti qëndrimin e Stokholmit për zgjerimin dhe për rëndësinë që të shfrytëzihet momentumi ekzistues.

"ne jemi këtu të diskurojmë për atë se si të punojmë së bashku në çështjet të cilat kanë të bëjnë me sistemin merit. Siç theksova, sundimi i së drejtës sëhtë shumë me rëndësi dhe me të vërtetë shpresojmë se jeni të vetëdijshëm për situatën rrjedhëse se BE-ja është e hapur për kandidate të reja si Ukraina dhe Moldavia dhe se brenda në BE jemi të disponuar për zgjerim. Shpresojmë se zgjerimi do të ndodhë sa më parë dhe se do ta shohim Maqedoninë e Veriut si pjesë të BE-së, por kjo duhet të ndodhë në bazë të meritave, pa u sjellë në tryezë çështje të tjera", theksoi Lundgren.

Deputeti suedez, Kenet Forslund i cili ka mbi 20 vite përvojë në politilën e jashtme përmes punës së tij në Riksdag, bashkëpunimin me Kuvendin e vlerësoi si një nga bashkëpunimet më të suksesshme dhe më inspiruese parlamentare dhe e potencoi pozitën e Suedisë si vend i cili tradicionalisht angazhohet për zgjerim. "Mu ky bashkëpunim ka për qëllim t'ju ndihmojë në përmbushjen e kritereve për anëtarësim të barabartë", shtoi ai.

Kryesuesi me Grupin drejtues nga ana e vendit tonë, Fadil Zendeli në konferencën për shtyp në Kuvend takimin e vlerësoi si të suksesshëm, ndërsa aspektet e prezantuara nga puna e Shtëpisë ligjvënëse dhe nga sfera të tjera nga shoqëria suedeze për kontribut të rëndësishëm për avancim të kapaciteteve tona demokratike, posaçërisht në pjesën e krijimit të Rregullores së re të Kuvendit krahas aktiviteteve të procesit "Zhan Mone" me PE-në.

"Vlerësim i përbashkët i të gjithë deputetëve është se tema për antikorrupsion duhet të analizohet më hollësisht. Gjithashtu në çdo takim pune u bisedua për integrimin evropian të RMV-së dhe dinamikën e këtij procesi", tha Zendeli.

Ai shtoi se deputetët sudezë treguan gatishmëri të plotë për ta bartur përvojën e pasur demokratike dhe diturinë e përfituar gjatë traditës së gjatë parlamentare dhe memories institucionale duke shprehur me atë rast gatiushmëri që të njihen prej së afërmi me përvojën tonë demokratike, sfidat dhe dilemat.

Roli ligjvënën i Parlamentit, administrata e Parlamentit, procedura parlamentare, puna e komisioneve dhe mbledhja plenare, raporti mes shumicës dhe opozitës, i deputetëve me votuesit, OJQ-të dhe me mediumet, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit, kontrolli parlamentar, barazia gjinore ishin mes temave nga puna e delegacionit të Grupit drejtues për zhvillim demokratik të Riksdagut suedez dhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Riksdagut realizohet prej vitit 2020 dhe është inicuar dhe financuar nga Parlamenti suedez, ndërkaq realizohet përmes vizitave studimore dhe debateve për çështje të rëndësishme nga demokracia parlamentare. Prej kohë më parë, bashkëpunimi realizohet edhe në nivel të administratës kuvendore. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR