• e premte, 05 dhjetor 2025

Lukaku: Mesi dhe Ronaldo janë lojtarë të shkëlqyer, por Benzema është shembull për mua

Lukaku: Mesi dhe Ronaldo janë lojtarë të shkëlqyer, por Benzema është shembull për mua

Napoli, 7 gusht 2025 (MIA) – Futbollisti i Napolit, Romelu Lukaku është përgjigjur në pyetjen nëse është e mundur të vazhdojë përmirësimin e performancës së tij edhe në moshën 32-vjeçare.

"Sigurisht, kam gjithçka që më nevojitet për këtë. Madje kam edhe një palestër në shtëpi. Në futboll ka lojtarë të shkëlqyer si Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo, Robert Levandovski dhe Zllatan Ibrahimoviq, por shembull i imi është Karim Benzema i cili fitoi Topin e artë në moshën 32 vjeçare", tha Lukaku për "Gazeta dello Sport".

Futbollisti beson se duhet të shohë përpara me qëndrimin e duhur. Ai gjithashtu theksoi se kampioni katër herë i NBA-së LeBron Xhejms ka të njëjtën qasje.

Lukaku luan për Napolin që nga viti 2024. Përpara kësaj, ai luajti për {ellsin, Romën, Interin, Mançester Junajtedin, Evertonin dhe ekipe të tjera.

Në sezonin 2024/25, belgu luajti 38 ndeshje në Serinë A dhe Kupën e Italisë, duke shënuar 14 gola dhe 11 asiste.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR