• e premte, 05 dhjetor 2025

Luis Diaz i bashkohet Bajernit të Munihut

Luis Diaz i bashkohet Bajernit të Munihut

Munih, 30 qershor 2025 (MIA) - Bajerni i Munihut ka bërë të ditur transferimin e sulmuesit të Liverpulit, Luis Diaz. Kontrata me kolumbianin 28-vjeçar është e vlefshme deri më 30 qershor 2029.

Diazi ka luajtur për Liverpulin që nga viti 2022. Në sezonin 2024/25, ai shënoi 17 gola dhe kishte tetë asiste në gjithsej 50 ndeshje në të gjitha garat.

Diazi poashtu ka luajtur edhe për Porton dhe klubet kolumbiane Atletiko Zhunior dhe Barankila.

Transfermarkt e vlerëson atë në 70 milionë euro.

Mediat gjermane raportuan se Diazi te Bajerni do të ketë pagë vjetore prej 14 milionë euro, pothuajse pesë herë më të lartë se paga që ka pasur te Liverpuli.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR