• e diel, 22 dhjetor 2024

LSM-ja në protestë para Gjykatës supreme për shkak të vendimit, me të cilin merret Shtëpia e punëtorëve

LSM-ja në protestë para Gjykatës supreme për shkak të vendimit, me të cilin merret Shtëpia e punëtorëve

Shkup, 2 prill 2024 (MIA) - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot para Gjykatës supreme në Shkup do të mbajë protestë, duke shprehur pakënaqësi nga vendimi që gjykata ka marrë për konfiskimin e Shtëpisë së punëtorëve.

Protesta do të fillojë para ndërtesës së LSM-së, ndërsa do të përfundojë para Gjykatës supreme.

Gjykata supreme më 9 nëntor vitin e kaluar ka marrë aktvendim, me të cilin Shtëpia e punëtorëve i merret LSM-së, pas çka udhëheqësit e LSM-së kanë kërkuar dorëheqje të gjyqtarëve që e kanë marrë vendimin dhe kanë parashtrua propozim për shkarkimin e tyre deri tek Këshilli gjyqësor.

LSM-ja ka dërguar kërkesë edhe deri tek Gjykata Kushtetuese, pasi Gjykata Supreme nuk e ka respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 1992, ku thuhet se shteti nuk ka të drejtë të konfiskojë pasurinë e sindikatave.

Kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafillov të enjten në konferencë për shtyp tha se protesta organizohet me qëllim që t'u tregojë gjykatësve se duhet të kenë guxim dhe të nxjerrin shpejtë një aktvendim të ri, që do t'ua kthejë Shtëpinë e punëtorëve punonjësve, pasi LSM-ja para një muaji ka parashtruar propozim për përsëritjen e procedurës në bazë të dëshmive të reja në Gjykatën themelore civile Shkup.

"Vendit nuk i duhet edhe një ndërtesë, i duhen punonjës dhe sindikata", tha Trendafilov në konferencë për shtyp. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR