• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

LSDM i përkrah kërkesat e punëtorëve për pagë minimale, por nuk qëndron prapa protestave të sindikatave, thotë Filipçe

LSDM i përkrah kërkesat e punëtorëve për pagë minimale, por nuk qëndron prapa protestave të sindikatave, thotë Filipçe

Shkup, 2 prill 2025 (MIA) - Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, tha se LSDM i përkrah kërkesat e punëtorëve për pagë minimale, por nuk qëndron prapa protestave të sindikatave.

Ai i bëri apel Qeverisë që të plotësojë kërkesat e punëtorëve.

"I bëj thirrje qeverisë që të plotësojë kërkesat e punëtorëve, pagat janë të ulëta, çmimet janë jashtë kontrollit, njerëzit thjesht nuk mund të mbijetojnë. Është racionale dhe reale të kërkohet që paga minimale të jetë 30.000 denarë. Ka një mënyrë për të vendosur, është e vërtetë se ka një metodologji, por ligji gjithmonë mund të ndryshohet me ndërhyrje politike me qëllim për të përmbushur kërkesat”, tha Filipçe.

Ai rikujtoi amendamentet dhe propozim-ligjet e LSDM-së për rritjen e pagës minimale, rritjen e pagave në sektorin publik, më tej propozim-ligjin për rritjen e pagave në sektorin privat, përmes sistemit të lirimit nga taksat shtesë të pagave, me qëllim punëdhënësit nga sektori privat të lehtësohen.

"Të gjitha këto propozim ligje nga të cilat asnjëri nuk u pranua nga qeveria"; tha ai. 

Lidhur me anketat për zgjedhjet lokale, ai tha se ato do të shtyhen për shkak të tragjedisë që ndodhi në Koçan.

"Fillimin e anketave e kemi shtyrë, do të fillojnë javën e ardhshme, e kemi shtyrë për shkak të tragjedisë që ndodhi në Koçan. Duke pasur parasysh këtë, është e mundur që identifikimi i kandidatëve të bëhet në prill ose maj, me një ose dy javë vonesë. Ne ende nuk kemi bisedime me parti të tjera politike jashtë koalicionit tonë, kurse këto ditë kanë filluar disa bisedime me partnerët tanë të koalicionit”, tha ai. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR