• e shtunë, 23 nëntor 2024

LSDM dhe ish drejtori i ZZHTI-së me reagime pas publikimit të Mickoskit për investimin e kompanisë "Vabtek"

LSDM dhe ish drejtori i ZZHTI-së me reagime pas publikimit të Mickoskit për investimin e kompanisë

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja vazhdojnë pa turp ta manipulojnë opinionin me gjoja investIme të reja, por kësaj radhe me një hap që është nënvlerësim i plotë i inteligjencës së qytetarëve, kanë reaguar sot nga LSDM-ja pas publikimit të Mickoskit se kompania amerikane “Vabtek” do të investojë 35 milionë euro në vend dhe do të hapen 100 vende pune.

"Bëhet fjalë për kërkesën e kompanisë 'Vabtek' për zgjerimin e operacioneve në vend. Për këtë kërkesë të tyre është zhvilluar një procedurë moti brenda institucioneve në vendin tonë, me ç'rast për shkak të mendimit negativ të Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, nuk u realizua. Në kuadër të këtij procesi ka pasur edhe një procedurë gjyqësore. VMRO-DPMNE duket qesharake dhe naive me promovimet e saj. Në mungesë të një agjende reale dhe serioze diplomatike në Samitin e NATO-s, Mickoski po mashtron opinionin me PR promovime të rrejshme", thuhet në reagimin e LSDM-së. 

Prej aty theksojnë se kompania tashmë 16 vite punon në vend dhe i kanë bërë thirrje Mickoskit t'i publikojë kushtet, me të cilat do ta zgjerojë prodhimin e kompanisë Vabtek dhe çfarë saktë është dakorduar me kompaninë.

Ish-drejtori i Drejtorisë së Zonave zhvillimore teknologjike, Jovan Despotovski përmes një postimi në rrjetin social “Fejsbuk”, ka shkruar se është lajm i mirë që kompania do të realizojë investimin, duke theksuar se ekipi i ZZHTI-së ka punuar së bashku me këtë kompani për më shumë se dy vjet dhe kanë luftuar së bashku në gjykatë.

"Luftuam së bashku me sfidat nga institucione të ndryshme. Institucione dhe politikanë që harruan se punojnë për interesat e shtetit dhe qytetarëve. Kemi luftuar edhe në gjyq, ku fituam bashkë me kompaninë. Vendimi ende nuk është zbatuar. Megjithatë, mirë është që këto sfida janë tashmë e kaluar. Dhe për këtë duhet përshëndetur vendosmërinë e Qeverisë për të 'marrë vendim' dhe ky investim, i cili është i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, të ndodh”, ka shkruar Despotovski në "Fejsbuk".

Kryeministri Mickoski, i cili e udhëheq delegacionin qeveritar në Samitin e NATO-s në Uashington, dje në publikimin në Fejsbuk e paralajmëroi investimin e kompanisë "Vabtek".

"Pas investimit të Alkazar Enerxhi prej 500 milionë dollarësh në parkun me erë, që është më i madhi në rajon dhe investimit të kompanisë gjermano-belge Epsoteh Aim në Petrovec prej 20 milionë eurosh, 'Vabtek' amerikan do të investojë në Maqedoni. Kompania Vabtek është pjesë e pesëqind kompanive më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kam pasur një takim me nënkryetarin ekzekutiv të kompanisë në Uashington, ku u konfirmua dinamika e realizimit të investimit të ri. Mbi 100 vende të reja pune, një investim me vlerë 35 milionë euro. Investimet do të bëhen në prodhimin e frenave për mjetet hekurudhore. Eksport më i madh për një të ardhme më të mirë", ka shkruar Mickoski në Fejsbuk. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR