LPFM: Shkëndija pret Vardarin në derbin e xhiros së 21-të
- Ekipet e ligës së parë të futbollit të Maqedonisë sot do të luajnë xhiron e 21-të në të cilën derbi është në programin në Tetovë ku Shkëndija është nikoqir i Vardarit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:57, 3 mars, 2024

Shkup, 3 mars 2024 (MIA) - Ekipet e ligës së parë të futbollit të Maqedonisë sot do të luajnë xhiron e 21-të në të cilën derbi është në programin në Tetovë ku Shkëndija është nikoqir i Vardarit.
Klubi më i trofeshëm i futbollit të Maqedonisë këtë sezon është kthyer në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM) dhe për herë të parë pas një pauze prej tre vitesh është mysafir te rivali i tij nga Tetova.
Të dyja ekipet janë me ambicie të ndryshme në pjesën pranverore të sezonit. Shkëndija në vendin e tretë sulmon në titullin kampion dhe ka tre pikë prapa liderit Shkupi, ndërsa ambiciet e Vardarit në vendin e dhjetë është të dalë nga zona e rënies dhe ta ruajnë statusin e ligës së parë.
Lideri Shkupi sot pasdite nga ora 14 është nikoqir i Tikveshit, ndërsa kampioni aktual Struga në terminin e njëejtë është mysafir i Sileksit në Kratovë.
Rabotniçki është mysafir i Bregallnicës, Gostivari pret Brerën, ndërsa Voska pret Maqedoninë GJP.
Foto: FFM