• e hënë, 01 korrik 2024

LPFM: Shkëndija e mposhti Vardarin, për një pikë për Shkupi dhe Strugën

LPFM: Shkëndija e mposhti Vardarin, për një pikë për Shkupi dhe Strugën

 Shkup, 3 mars 2024 (MIA)  -  Shkëndija e Tetovës  ka mposhtur pasdite Vardarin me  3-0   në derbi ndeshjen e xhiros së 21-të në Ligën e Parë në Futboll të Maqedonisë në futboll  (LPFM).

Shkupi mbeti lider i tabelës edhe përkundër barazimit në terren vendor  pa gola  kundër Tikveshit, ndërsa pa gola ka përfunduar edhe dueli mes Sileksit dhe Strugës në Kratovë. 

 Në ndeshjet e mbetura, Gostivari e mposhti Brerën me   2-0, ndërsa me rezultat identik Rabotniçki ishte më i suksesshëm se Bregallnica. Fitoren e vetme mysafir e shënoi Voska, duke triumfuar ndaj Maqedonisë GJP me 2-1.

LPFM - xhiroja e 21: 

 Rabotniçki  - Bregallnica 2-0

Maqedonia GJP-Voska 1-2 

Shkëndija  - Vardar 3-0 

Shkupi - Tikvesh 0-0 

 Sileks -  Strugë 0-0

Gostivar - Brera 2-0 

 Tabela: Shkupi 43, Struga 42, Shkëndija 42, Sileksi 29, Gostivari 29, Rabotniçki 27, Brera 26, Tikveshi 26, Voska 24, Vardari 21, Bregallnica 20, Maqedoni GJP 18.

Foto: FFM

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR