• e mërkurë, 02 tetor 2024

Los Anxhelos i ka dërguar ofertë Milanit për transeferimin e Zhirus

Los Anxhelos i ka dërguar  ofertë Milanit për transeferimin e Zhirus

Milano, 26 mars 2024 (MIA) - Futbollisti i Milanit, Olivie Zhiru mund ta vazhdojë karrierën në MLS-në amerikane, transmeton insajderi Fabricio Romano.

Sipas njohësit të mirë të futbollit italian, Los Anxhelosi i ka dërguar propozim zyrtar klubit të Milanit për transferimin e francezit 37-vjeçar. Pritet që sulmuesi të mund të bashkohet si lojtar i lirë.

Këtë sezon Zhiru ka luajtur 36 ndeshje, shënoi 14 gola dhe 10 asistime.

Zhiru në Milan është që nga viti 2021. Në karrierën e tij nga ekipet më me renome ka performuar në Montpelje, Çellzi dhe Arsenal.

Në kombëtaren franceze luan që nga viti 2011. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR