Lluka Modriqi arrin marrëveshje me Milanin
- Veterani kroat Lluka Modriq ka arritur marrëveshje me klubin italian Milan, pohon eksperti i transfereve Fabricio Romano në rrjetet sociale.
- Post By Fami Bajrami
- 10:42, 25 qershor, 2025
Milano, 25 qershor 2025 (MIA) - Veterani kroat Lluka Modriq ka arritur marrëveshje me klubin italian Milan, pohon eksperti i transfereve Fabricio Romano në rrjetet sociale.
Mesfushori legjendar i Real Madridit do t’i bashkohet ekipit pas Kupës së botës për klube.
Futbollisti dhe drejtuesit e Milanit tashmë kanë një marrëveshje verbale.
Ekzaminimet mjekësore para finalizimit zyrtar të transferimit të Lluka Modriqit janë planifikuar për në korrik.
Foto: arkivi