• e enjte, 04 dhjetor 2025

Lludogorec pauzon në kampionatin bullgar para revanshit me Shkendijën

Lludogorec pauzon në kampionatin bullgar para revanshit me Shkendijën

Razgrad, 22 gusht 2025 (MIA) - Federata bullgare e futbollit e pranoi kërkesën e ekipit Lludogorec për shtyrje të ndeshjes së ligës së parë kundër Beroe para revanshit kunndër Shkëndijës në plej ofin grupor në Ligën e Evropës.

Lludogorec duhej të hënën të kuante tek Beroe në kuadër të xhiros së 6 të kampionatit bullgar.

"Lludogorec ka ndeshje të rëndësishme revanshi nga plej ofi i Ligës së Evropës kundër Shkëndijës së Maqedonisë më 28 gusht në Razgrad, ku duhet të kompensojë negativin prej 1:2 nga ndeshja e parë mbrëmë në Shkup për të hyrë në fazën grupore të Ligës së Evropës", transmeton sot agjencia BTA.

Nga ana e vet, Shkendija nuk kërkoi shtyrje të obligimeve në kampionatin vendor dhe të dielën në Tetovë do ta presë Arsimin në kuadër të xhiros së 3-të para revanshit kundër ekipit Lludogorec më 28 gusht në Razgrad. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR