• e mërkurë, 03 korrik 2024

Lloga: Sjellja e Siljanovska - Davkovës ndaj emrit kushtetues është shembull i keq për një burrështetase

Lloga: Sjellja e Siljanovska - Davkovës ndaj emrit kushtetues është shembull i keq për një burrështetase

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga vlerëson se atë që e bëri presidentja Gordana Siljanovska - Davkova në betimin solemn kur nuk e përdori mbiemrin "E veriut" është shembull i keq për një burrështetase dhe profesoreshë të të drejtës kushtetuese. Lloga pret që hapi i tillë i Siljanovska - Davkova do të korrigjohet. 

Sipas Llogës, sjellja e tillë e Siljanovska - Davkovas ndaj Kushtetutës dhe emrit kushtetues, në të ardhmen mund të nxisë edhe individë dhe grupe të tjera të cilët nuk do ta respektojnë emrin kushtetues të shtetit. 

"Nga ana tjetër, është shembull i keq sepse nesër për shembull do të kemi betim nga policia, pjesëtarët e Armatës dhe të tjerë, ku secili do të mund të bëjë një betim me dëshirën e tij, dikush do të thonë se po bëjnë një betim në Republikën e Veriut, dikush do të mund të thotë një emër tjetër. Edhe pse thotë se ka firmosur një dokument që ka emrin kushtetues, atëherë cila është logjika e betimit si ceremoni para 120 deputetëve dhe tempullit të demokracisë që nuk e respektoni, sepse është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, thotë Loga në intervistën për "Slloboden peçat".

Lloga pret që veprimi i tillë i Siljanovska - Davkova do të korrigjohet, por, siç thekson, dëmi është bërë. 

"Unë pres që ky hap i keq të korrigjohet, e shohim se ka rikthim të caktuar nga ana e saj, por kjo ndodh pas vetëm dy ditëve pasi ishim sulmuar nga të gjithë aleatët dhe fqinjët tanë dhe ky nuk ishte fillim i mirë i mandatit", vlerëson Lloga në intervistë. 

Mospërdorimi i emrit kushtetues të shtetit nga ana e presidentes së re të shtetit ngriti reagime nga bashkësia ndërkombëtare e cila bëri thirrje për respektim të marrëveshjeve dypalëshe, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë. Nga Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova, dje informuan se ajo do t'i përmbahet aplikimit zyrtar të emrit kushtetues, por se në paraqitjet e saj publike ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni si akt i të drejtës personale për vetëvendosje dhe vetëidentifikim.

"Sipas Kushtetutës, siç është përgatitur nga shërbimet e Kuvendit, betimi solemn është nënshkruar duke përdorur emrin kushtetues. Institucionet e vendit në pesë vitet e fundit pothuajse plotësisht kanë përmbushur obligimet e tyre nga Marrëveshja e Prespës dhe presidentja pret që të gjithë partnerët t'i respektojnë obligim bilaterale dhe multilaterale që kanë ndërmarrë ndaj vendit", thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentes. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR