• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lloga: Kësaj vere do të kemi ndryshime kushtetuese, në VMRO-DPMNE do të bisedohet në këtë temë

Lloga: Kësaj vere do të kemi ndryshime kushtetuese, në VMRO-DPMNE do të bisedohet në këtë temë

Shkup, 12 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka informacione se brenda VMRO-DPMNE-së është duke u biseduar për ndryshimet kushtetuese. Siç tha sot në pjesëmarrjen televizive, deri në fund të dhjetë ditëve të ardhshme ndryshimet kushtetuese do t'i dorëzohen Kuvendit dhe do të votohen.

"Besoj thellë se këtë verë do të kemi ndryshime kushtetuese. Propozimi nga ana jonë më shumë se dy-tre javë është në procedurë qeveritare. Kryeministri së bashku me Mickovskin u ulën dhe deri diku kishin një marrëveshje për mbështetje, por u ble kohë që ndryshimet kushtetuese të shkojnë në Kuvend. Kanë mbetur edhe pak ditë. Besoj se deri në fund të këtyre dhjetë ditëve do të përpunohen dhe do të dorëzohen në Kuvend. Procesi nuk është i thjeshtë, kërkon një konsensus të gjerë dhe dy të tretat në Kuvend, që besoj se do të sigurohet. Besoj, sepse kam informacione, se një proces i tillë po diskutohet në VMRO-DPMNE dhe nëse nuk janë për mbështetje të amendamenteve kushtetuese, do të gjenden persona të tjerë", theksoi Lloga në pjesëmarrjen si i ftuar në TV Sitel.

Lidhur me amendamentet, sipas Llogës, nuk ka asgjë të re nga ajo që ka dalë në opinion.

"Bëhet fjalë për Preambullën ku shtohen edhe etnitë e tjera dhe për pjesën e Komitetit", tha ministri i Drejtësisë.

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR