• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lloga: E vërteta për moralistët e rremë është se ata do të largohen nga posti i kryetarit sepse VMRO-DPMNE u premtoi ndryshime ligjore

Lloga: E vërteta për moralistët e rremë është se ata do të largohen nga posti i kryetarit sepse VMRO-DPMNE u premtoi ndryshime ligjore

Shkup, 31 maj 2024 (MIA) - E vërteta e moralistëve të rrejshëm është se ata do të tërhiqen nga të qenurit kryetar komune pasi VMRO-DPMNE u ka premtuar ndryshime ligjore, thotë ministri i Drejtësisë Krenar Lloga lidhur me deklaratën e Arben Taravarit për tërheqjen e tij nga funksioni i kryetarit të komunës.

Sipas Llogës, siç ctohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë, për pak ditë do të ndryshohet ligji dhe në vend të zgjedhjeve të parakohshme në nivel komunal, do të kemi ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta lokale.

"Deklarimet ndryshe janë veç për PR dhe mashtrim të bashkëpunëtorëve. Do të shohim edhe një herë që profesorë si Namik Durmishi, zv.kryetar komune, që edhe i takon të drejtojë Komunën e Gostivarit do t’i kërkohet të tërhiqet pasi nuk është i përshtatshëm për VMRO-në. *Jo be shoc, nuk është e vërtetë/fantashkencë!", thekson Lloga. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR