• e hënë, 13 maj 2024

LK në hendboll: Barcelona në rrugë për në gjysmëfinale

LK në hendboll: Barcelona në rrugë për në gjysmëfinale

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Hendbollistët e Barcelonës kanë bërë një hap të madh drejt kualifikimit në turneun final në Ligën e Kampionëve me fitore 30-22 (11-14) si mysafir te PSZH në ndeshjen e parë të çerekfinales. 

Dika Mem e drejtoi Barcelonën me shtatë gola, ndërsa Kamil Sipërzhak shënoi shtatë për PSZH-në. 

Në ndeshjen e dytë të zhvilluar të enjten, Vespremi ka shënuar një fitore minimale nga 32-31 (12-17) kundër Alborgit me gjashtë gola të Nedim Remilit, ndërsa katër lojtarë të mysafirëve kanë shënuar katë gola. 

 Revanshet luhen javën e ardhshme, ndërsa fituesit do të plasohen në turneun final, i cili do të luhet më 8 dhe 9 qershor në Këln.

 Rezultatet nga ndeshjet e para të çerekfinales,

E mërkurë:

Kielce - Magdeburg 27-26 (14-13)

Monpele - Kil 39-30 (20-16)

E enjte

Vesprem - Alborg 32-31 (12-17)

PSZH - Barcelona 22-30 (14-11) qa

Foto: Fejsbuk

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR