• e shtunë, 23 nëntor 2024

Liverpuli shqyrton Inzagin dhe Motan për vendin e trajnerit

Liverpuli shqyrton Inzagin dhe Motan për vendin e trajnerit

Liverpull, 1 prill 2024 (MIA) - Janë bërë të njohur dy trajnerët që Liverpulli po shqyrton si zëvendësues të Jirgen Klop.

Sipas "The Athletic", klubi është i interesuar për trajnerin e Interit, Simone Inzagi dhe për Tiago Motan nga Bolonja.

Ndërkohë, "neroazurët", nuk dëshirojnë ta lëshojnë Inzagin. Fakti se Inzagi nuk flet anglisht gjithashtu mund të pngojë këtë transfer.

Në lidhje të Motan, më herët u raportua se ai është kandidati kryesor për punën e trajnerit të Juventusit nëse Masimiliano Alegri largohet.

Trajneri aktual i Liverpulit, 56-vjeçari Klop ka bërë të ditur se do të largohet nga skuadra në fund të sezonit 2023/24. Gjermani është në krye të klubit që nga tetori i vitit 2015.

Pas 29 xhirove të kampionatit anglez, Liverpuli është në vendin e parë me 67 pikë. “Të kuqtë” kanë dy pikë më shumë se rivali i tyre më i afërt Arsenali. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR