• e premte, 05 korrik 2024

Liverpuli po e shqyrton opsionin që Zidani të jetë trajner të ekipit

Liverpuli po e shqyrton opsionin që Zidani të jetë trajner të ekipit

 Liverpul, 31 janar 2024 (MIA)  - Liverpuli është i interesuar që ta emërojë francezin Zinedin Zidan për kryetrajner të ekipit, raporton "TodoFichajes".

 Drejtoria e klubit anglez ka zhvilluar negociata me përfaqësuesit e ekspertit të futbollit 51-vjeçarin për të mësuar rreth interesimit të tij për të punuar në Premier Ligë. Liverpuli është gati t'i lejojë Zidanit të thërrasë cilindo lojtar në ekip.

"Të Kuqtë"  momentalisht drejtohen nga Jirgen Klopi. Më 26 janar, gjermani 56-vjeçari njoftoi se do të largohet nga klubi pas përfundimit të sezonit 2023/24.

 Paraprakisht u raportua se Zidani dëshiron të punësohet në kombëtaren franceze dhe është i gatshëm të presë derisa nuk zbrazet vendi  i seleksionuesit në ekipin kombëtar.

 Vendi i fundit i punës së ekspertit francez ishte Real Madridi, të cilin e la në verën e vitit 2021.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR