• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ligji për praktika të padrejta tregtare do të kontribuojë në uljen e çmimeve të prodhimeve, mendon kryeministri

Ligji për praktika të padrejta tregtare do të kontribuojë në uljen e çmimeve të prodhimeve, mendon kryeministri

Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski mendon se me miratimin e Ligjit për praktika të padrejta tregtare do të përjashtohen mundësitë të përdoren praktika joetike me qëllim që të realizojnë norma më të larta të fitimit dhe se do të kontribuojë në uljen e çmimeve të produkteve.

"Ligji për ndalesë të praktikave të padrejta tregtare e rregullon zinxhirin nga prodhimi deri te shitja e prodhimit përfundimtar të destinuar për tregun vendor. Me të do të përjashtohen mundësitë të përdoren praktikat joetike me qëllim që disa lojtarë në kanalin e shpërndarjes pa dallim nëse janë shitës me shumicë ose me pakicë ta shfrytëzojnë pozitën e tyre dominuese tregtare dhe për realizimin e normave më të mëdha të fitimit të vizave prodhues dhe vizave blerëse", tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes gjatë vizitës së sotme të kompanisë së Shkupit Mako Market së bashku me kryeministrin për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe shtoi se mendon që zgjidhja ligjore tashmë ka dalë në RVKE.

Ai theksoi se deri tani në vend nuk kemi pasur një zgjidhje të tillë ligjore e cila, siç tha, është praktikë në disa vende të BE-së.

"Ligj për praktika të padrejta tregtare ne asnjëherë nuk kemi pasur. Megjithatë, ka vende në BE të cilat e kanë dhe se do të shkojë me flamur evropian sepse me të vërtetë rregullon një pjesë të rëndësishme. Mendoj se do të jetë një ligj i shkëlqyer i cili do të mundësojë ulje të çmimeve kur të shihni se si janë punët dhe elementet tjera të shpenzimeve të cilat do të përfshihen në çmimin përfundimtar të një prodhimi do të kufizohen dhe do të bëhen si praktikë", tha Kovaçevski. 

Ai theksoi se pjesa tjetër e produkteve janë të rregulluara me ligje të tjera.

"Karburantet rregullohen nga KRRE, pastaj ka institucione të tjera që rregullojnë tregtimin me produkte të tjera. Për barnat është MALMED, ka institucione të tjera, funksionimin e të cilëve do ta krahasojmë me praktikat më të mira në BE dhe këtu do të mund të bëhen intervenime", sqaron Kovaçevski.

Sa më shumë që afrohemi drejt BE-së, shtoi ai, do të ketë gjithnjë e më shumë ligje që deri më tani as nuk janë supozuar se do të zbatohen në vendin tonë. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR