• e shtunë, 05 tetor 2024

Ligji për MIA-n do të siguronte stabilitet dhe funksionalitet afatgjatë të Agjencisë, konkluzioni nga takimi Val-Antonovski

Ligji për MIA-n do të siguronte stabilitet dhe funksionalitet afatgjatë të Agjencisë, konkluzioni nga takimi Val-Antonovski

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilian Val sot ishte për vizitë në Agjencisë Informative Mediatike në takim me drejtorin e Agjencisë, Dragan Antonovski.

Në takim Antonovski dhe Val biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet MIA-s dhe Misionit të OSBE-së, si dhe për mundësitë  për thellimin e tij në të ardhmen, me ç'rast theks vendosën në nevojën e miratimit të ligjit për MIA-n, i cili do të sigurojë qëndrueshmëri, stabilitet financiar dhe funksionalitet afatgjatë në punën e mediumit.

Ambasadori Val, e theksoi vlerën e MIA-s si një burim relevant i informacioneve të sakta dhe të verifikuara për ngjarjet e brendshme dhe të jashtme, ku përveç mediave tjera, mbështeten edhe ambasadat në vend, përfshirë edhe Misionin e OSBE-së.

null

Ai theksoi se me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në muajin prill është organizuar tryezë e rrumbullakët për zgjidhjet për promovimin e pavarësisë dhe qëndrueshmërisë së MIA-s. Në debat morën pjesë ekspertë vendas dhe të huaj dhe përfaqësues të institucioneve relevante dhe nga ai dolën rekomandime për pozicionim më të mirë të Agjencisë në hapësirën mediatike dhe garantimin e stabilitetit financiar dhe pavarësisë së saj, të cilat i janë dorëzuar Qeverisë.

 Antonovski theksoi se është e nevojshme rregullimi ligjor i punës së Agjencisë, i cili do të mundësojë të ketë buxhet fiks, i cili nuk mund të ndryshohet si deri më tani në mes të vitit me vendim të Qeverisë.

null

Bashkëbiseduesit u kthyen edhe për mundësitë e bashkëpunimit rajonal të Agjencisë me mediat tjera në rajon, ndërsa me mbështetjen e Misionit të OSBE-së. U diskutua edhe për mundësitë për përmirësimin e shprehjes multimediale të produkteve mediatike të prodhuara nga MIA-a, sipas trendeve të reja mediatike dhe interesave të gjeneratave të ndryshme të publikut.

MIA dhe Misioni i OSBE-së në Shkup në mars nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, qëllimi kryesor i të cilit është fuqizimi i gazetarisë së pavarur, fillimisht duke inicuar procesin e hartimit të ligjit të posaçëm për MIA-n, i cili do të rregullojë pozicionimin e mediumit në hapësirën mediatike të Maqedonisë së Veriut. Memorandumi është nënshkruar nga Antonovski dhe Val, ndërsa mbështetja e Misionit ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të MIA-s duke përmirësuar pavarësinë e saj funksionale dhe duke siguruar burime të mjaftueshme, në mënyrë që qytetarët e vendit të informohen dhe të marrin lajme të verifikuara dhe të sakta. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR