Liga e kombeve: Futbollistët e Maqedonisë në fillim luajnë me Zvicrën në terren vendor, në fund sërish në terren vendor me Slloveninë
- Asociacioni evropian i futbollit e publikoi orarin e ndeshjeve në edicionin e këtij viti të Ligës së kombeve.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:24, 13 shkurt, 2026
Nion, 13 shkurt 2026 (MIA) - Asociacioni evropian i futbollit e publikoi orarin e ndeshjeve në edicionin e këtij viti të Ligës së kombeve.
Futbollistët e Maqedonisë së Veriut ngjarjen debutuese në konkurrencën B do ta hapin në terren vendor dhe atë kundër seleksionit të Zvicrës.
Ndeshjen e parë në histori kundër këtij reprezentacioni do taluajmë më 26 shtator në arenën Todor Proeski, ndërsa fillimi është caktuar për në orën 20:45.
Në ciklin e parë të ndeshjeve kur në program janë gjithsej katër xhiro kemi dy ndeshje në terren mysafir në Slloveni (29 shtator) dhe Zvicër (6 tetor), përderisa në terren vendor do të luajmë edhe me Skocinë (3 tetor).
Në dy raundet e fundit në nëntor së pari udhëtojmë drejt qytetit Gllazgou kundër Skocisë (13 nëntor), ndërsa në xhiron e fundit në Shkup takohemi me Slloveninë (16 nëntor). ab/
Foto: ЕPА