• e premte, 06 shtator 2024

Liga e kombeve: Fitore historike e San Marinos

Liga e kombeve: Fitore historike e San Marinos

Shkup, 6 shtator 2024 (MIA) – Sezoni i ri në Ligën e kombeve mbrëmë ka startuar me nëntë ndeshje në divizionet A, C dhe D.

Raundi fillestar ka sjellë fitoren e parë në histori në një ndeshjeje zyrtare për reprezentacionin e San Marinos e cila në terrenin nikoqir mundi Lihtenshtajnin me rezultat 1-0 në kuadër të grupit 1 të Ligës D.

Golin historik për San Marinon e shënoi Sensoli në minutën e 53-të.

Liga A:

Danimarkë – Zvicër 2-0, Portugali – Kroaci 2-1, Serbi – Spanjë 0-0, Skoci – Poloni 2-3.

Liga C:

Azerbajxhani – Suedia 1-3, Bjellorusi – Bullgari 0-0, Estoni – Sllovaki 0-12, Irlanda e Veriut – Luksemburgu 2-0.

Liga D:

San Marino – Lihtenshtajni 1-0.

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR