Lidhjet rrugore dhe hekurudhore në fokus të takimit dypalësh ndërmjet zëvendëskryeministrit Nikolloski dhe ministrit kosovar të transportit Aliu
- - Në kuadër të seancës së përbashkët ndërmjet qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, së bashku me zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, zhvilluan takim dypalësh me Liburn Aliun, ministrin e Transportit të Kosovës.
- Post By Fitore Curri
- 14:17, 18 nëntor, 2024
Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Në kuadër të seancës së përbashkët ndërmjet qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, së bashku me zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, zhvilluan takim dypalësh me Liburn Aliun, ministrin e Transportit të Kosovës.
Në fokus të takimit, siç bënë të ditur nga Ministria e Transportit, ishte lidhja cilësore ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në lidhjet rrugore dhe hekurudhore.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Nikolloski, theksoi se Maqedonia është përfshirë në një cikël të fuqishëm investimesh për ndërtimin e një rrjeti të modernizuar rrugor dhe hekurudhor, duke nënvizuar se nuk do të ketë tërheqje nga lidhja e dy vendeve me autostrad. Në takim u hap gjithashtu tema e rikthimit të transportit hekurudhor dhe ndërtimit të një stacioni hekurudhor të përbashkët.
“Ne kemi marrëdhënie të mira dypalëshe me Kosovën dhe kjo konfirmohet me seancën e sotme të përbashkët ndërmjet dy qeverive. Kosova është fqinji ynë, një partner ekonomikisht i rëndësishëm dhe duhet të punojmë së bashku për zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal. Me ministrin Aliu diskutuam për projekte të përbashkëta që do të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik të rajonit dhe do të kontribuojnë për komunikim më të mirë, lehtësim të transportit dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe kompanitë”, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Në takim u diskutua gjithashtu për përmirësimin e kushteve në transportin rrugor dhe të udhëtarëve. Ministrat ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit dhe avancimin e politikave që lidhen me ndërlidhjen rajonale. fc/
Fotografia: Ministria e Transportit