• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lidhja evropiane për ndryshim hapi zyre në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Lidhja evropiane për ndryshim hapi zyre në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Shkup, 24 dhjetor 2023 (MIA) - Lidhja Evropiane për Ndryshim sot në zemër të Shkupit, gjegjësisht në Sheshin “Skenderbeu”, bëri hapjen e zyres së përbashkët të koalicionit. 

Siç thuhet në kumtesë, në hapjen e shtabit morën pjesë kryetarët e tre partive Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike, ku për herë të parë edhe zyrtarisht paraqitet edhe Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, me përfaqësuesin e saj, Bekim Qoku si pjesë e frontit opozitar, ku para të pranishmëve mbajtën edhe fjalë rasti.

Mexhiti mes tjerash tha se e gëzon fakti që në këtë ditë të bukur, frontit opozitar iu bashkangjit edhe Lëvizja VETËVENDOSJE.

"Pas ndryshimit në Kosovë dhe Luginë, bashkarisht do ta sjellim ndryshimin e shumëpritur edhe tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut", tha Mexhiti.

Kasami para të pranishmëve u shpreh se qeverisja e tyre do të jetë ndryshe.

"Ashtu siç jemi edhe sot në këtë zyre në vend kaq frekuent, në mesin tuaj, kështu do ta bëjmë bashkë me ju edhe qeverisjen, duke shkuar ne te qytetarët për të qenë sa më afër që të zgjidhim hallet dhe nevojat e qytetarëve", tha Kasami.

Ndërkaq, Gashi u uroi mirëseardhje të pranishmive në hapjen e kësaj zyre në zemër të Çarshisë.

"Çdo natë e erët e pret agimin, çdo dimër i ftohtë e pret pranverën, edhe këtu tek ne 8 Maji përfundimisht do të sjell pranverën te shqiptarët dhe gjithë bashkarisht në këtë zyre do ta festojmë fitoren e madhe", tha Gashi.

Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti mes tjerash tha se Lëvizja VETËVENDOSJE po bëhet shtylla e katërt e këtij fronti opozitar "për të sjellur ndryshimin e shumëpritur në Maqedoninë e Veriut".

"Këtu sot po flas edhe si ish-anëtar i Aleancës për Shqiptarët, duke e ditur mentalitetin dhe frymën e strukturës së kësaj partie, i ftoj të bëhen pjesë e këtij koalicioni fitues që ta bëjmë ndryshimin e madh bashkë", tha Qoku.

Ndryshe, kjo zyre do të jetë e hapur për çdo qytetar, dhe si e tillë do të shërbej si pikë e organizimit të aktiviteteve të Lidhjes Evropiane për Ndryshim. bsh/

Foto: MIA

Фото: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR