• e mërkurë, 31 korrik 2024

Lideri i Hamasit, Ismail Hania është vrarë në Teheran

Lideri i Hamasit, Ismail Hania është vrarë në Teheran

Teheran, 31 korrik 2024 (MIA) - Organizata militante palestineze Hamas, këtë mëngjes ka njoftuar se lideri i saj, Ismail Hania është vrarë, në "një sulm cionist" mbi rezidencën e tij në Teheran, njofton DPA.

Në një deklaratë në Teheran, Hamasi e vajton vdekjen e Hanias, "si rezulat i aksionit tardhtar cionist mbi rezidencën e tij në Teheran".

Fillimisht nuk ka konfirmim për vdekjen e Hanias nga ana izraelite, shton DPA.

Lajmi për vrasjen ne Hanias ka ndodhur disa orë pas sulmit ajror izraelit mbi një paralagje në Bejrut, të drejtuar drejt komandantit të milicisë proiraniane të Hezbollahut, Fuad Shuk "Sajid Muhsan".

Hezbollah deri më tani nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR