• e enjte, 01 gusht 2024

Galant: Izraeli nuk dëshiron luftë, por ne do të jemi gati për të gjitha mundësitë

Galant: Izraeli nuk dëshiron luftë, por ne do të jemi gati për të gjitha mundësitë

 Tel Aviv, 31 korrik 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant sot deklaroi se Tel Avivi nuk dëshiron luftë, por do të jetë i përgatitur për të gjitha mundësitë.

Këtë mesazh ai ua ka dërguar gjatë vizitës së sotme ushtarëve që ushtrojnë lëshimin e sistemit raketor me rreze të gjatë “Arouv” (Arrow), shkruan “Tajms of Izrael”.

 Vizita vjen pas sulmit ajror të djeshëm të IDF në një periferi jugore të Bejrutit që vrau komandantin e lartë ushtarak të Hezbollahut, Muhsin Shukr, dhe vrasjen e shefit të byrosë politike të Hamasit, Ismail Hania, në Teheran gjatë natës së kaluar. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR