• e martë, 26 nëntor 2024

Zjarri i madh në Shëngjin është vënë nën kontroll, plazhet të boshatisura

Zjarri i madh në Shëngjin është vënë nën kontroll, plazhet të boshatisura

 Tiranë, 31 korrik 2024 (MIA) - Zjarri i madh në resortin e famshëm shqiptar Shëngjin është vënë nën kontroll, por pas apokalipsit të djeshëm plazhet janë boshatisur. 

 Autoritetet lokale apeluan se nuk ka vend për panik. 

 "Shumë pushues i ka zënë paniku, ndaj janë larguar për shkak të stresit psiqik. Është krejtësisht normale të shohësh flakë. Por, tani nuk ka asnjë arsye për t'u frikësuar", tha Pjerin Ndreu, kryetar i rrethit të Lezhës, ku bën pjesë territoriale qyteti port i Shëngjinit.

 

Ai mesazhin e ka dërguar nga Shëngjini, ku dje zjarri ka marrë përmasa të mëdha, për shkak të të cilit një numër i madh turistësh janë larguar nga vendi, ndërsa banorët janë evakuuar.

 "Dëmet materiale janë të mëdha sidomos për mjedisin, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.Banorët u kthyen në shtëpitë e tyre. Era shumë e fortë ka bërë që zona e prekur të zgjerohet," theksoi Ndreu.

 Sipas tij, “është e habitshme që në orën 2 të mëngjesit kemi pasur edhe katër zjarre të tjera”.

 

I pyetur nëse këto zjarre kanë të bëjnë me konflikte pronash apo ndërtime resortesh të reja, Pierin Ndreu u përgjigj: “Nuk ka fare lidhje. Këtu nuk ka fare leje resorti dhe nuk ka konflikte pronash.”

 Ndryshe nga ai, dyshimet janë më të forta se pyllit me pisha mbi Shëngjin po i vihet flaka për të “liruar hapësirë ​​për ndërtimin e objekteve akomoduese”, siç ka ndodhur më parë.

 Ndryshe, në shuarjen e zjarrit janë përfshirë dy aeroplanë nga Italia, helikopterë të policisë dhe ushtrisë, mbi 300 pjesëtarë të ushtrisë, mbi 150 nga policia, njësitet zjarrfikëse nga disa qytete, si dhe popullata vendase.

 Përveç sipërfaqes së madhe pyjore me pisha, janë djegur disa objekte, kafene dhe çadra dielli dhe shezllone.

 Për shkak të numrit të madh të zjarreve në vend, ndihmë është kërkuar edhe nga Sllovenia. qa/

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR