• e martë, 24 dhjetor 2024

Liderët botërorë shprehin ngushëllime pas tërmetit katastrofal në Maroko

Liderët botërorë shprehin ngushëllime pas tërmetit katastrofal në Maroko

Marakesh, 9 shtator 2023 (MIA) - Liderët botërorë sot shprehën ngushëllime lidhur me tërmetin e fuqishëm që mbrëmë e goditi Marokon dhe në të cilin jetën e humbën së paku 632 persona.

Një prej këtyre liderëve është kryeministri spanjoll Pedro Sançez. "I tërë solidariteti im dhe e tërë mbështetja janë për popullin në Maroko pas tërmetit të tmerrshëm", shkroi Sançez në platformën sociale X, deri vonë i njohur si Tuiter.

"Spanja është me voktimat e kësaj tragjedie dhe me familjet e tyre", theksoi lideri spanjoll.

Presidenti francez Emanuel Makron sot deklaroi se është "i tronditur pas tërmetit të tmerrshëm në Maroko" dhe ofroi ndihmë nga Franca për përballje me pasojat nga tërmeti. "Franca është e gatshme të vijë në ndihmë", shkroi Makron në X.

Ngushëllime dërgoi edhe presidenti rus Vlladimir Putin. "Në Rusi e ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin e popullit mik maroken", tha Putin në deklaratën dërguar mbretit maroken, Muhamedit të Gjashtë.

Ngushëlime shprehi edhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

Kryeministri indian, Narendra Modi dhe kancelari gjerman, Olaf Sholc janë gjithashtu mes atyre të cilët shprehën ngushëllime. "Jam jashtëzakonisht i pikëlluar për shkak të humbjes së jetëve (njerëzore) në tërmetin në Maroko", shkroi Modi në platformën X. "Në atë orë tragjike, mendimet e mia janë me popullin e Marokos. Ngushëllime për ata të cilët i humbën më të afërmit", thuhet në kumtesën e liderit indian.

"Lajme të tmerrshme nga Maroku. Në këto orë të rënda, mendimet tona janë me viktimat e këtij tërmeti shkatërrues. Bashkëndjejmë me të gjithë të goditurit nga kjo katastrofë natyrore", theksoi Olaf Sholc në kumtimin në X.

Kryetari i Komisionit të Unionit afrikan, Musa Faki Mahamat, shprehi "dhimbje të madhe" dhe i shprehi ngushëllime popullit të Marokut lidhur me tërmetin. "Me dhimbje të madhe e prnaova lajmin për pasojat tragjike nga tërmeti që e goditi Marokun. Shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta për lartmadhërinë e tij, mbretin Mohamedi i Gjashtë, pëopullin maroken dhe familjet e viktimave", tha Musa Faki Mahamat në deklaratën e kumtuar në profilin e tij në X.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i dërgoi porosi për mbështetje popullit maroken pas tërmetit të fuqishëm që e goditi vendin e tyre. "Dëshiroj mëshirë të Zotit për të gjitha viktimat dhe rikuperim të shpejtë për të lënduarit. Qëndrojmë afër vëllezërve tanë marokenë me të gjitha mjetet e disponueshme në këto çaste të rënda", tha Erdogan në porosinë në rrjetin social X.

Ministria turke e Punëve të Brendshme kumtoi porosi ngushëllimi dje solidaritet për njerëzit të cilët i humbën jetët në tërmetin dhe ofroi ndihmë për rajonet e goditura. "Shprehim ngushëllime për popullin miqësor dhe vëllazëror dhe Qeverinë e Marokos. Zoti i mëshiroftë njerëzit të cilët e humbën jetën, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë rikuperim të shpejtë", thuhet në kumtesën e Minsitrisë. Në të ceket edhe se Turqia është e gatshme si çdpherë të ofrojë çfarëdo lloj mbështetje për Marokun dhe rikuperim pas tërmetit. ab/

foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR