• e hënë, 23 dhjetor 2024

Liberalizohet transporti i mallrave dhe udhëtarëve mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

Liberalizohet transporti i mallrave dhe udhëtarëve mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

Shkup, 7 qershor 2023 (MIA) - Nga 1 gushti hiqen të gjitha lejet, të cilat janë këmbyer në bazë reciproke në nivel vjetor. e të cilat kanë të bëjnë me transport të mallit, që bëhet për dhe nga vendet e treta mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë. Kjo nënkupton liberalizim të plotë të transportit të mallit dhe ka të bëjë me të gjitha automjetet ekologjike, duke filluar me standard nga  EURO 2, EURO 3, EURO 4, EURO 5, EURO EEV dhe EURO 6, kumtoi ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Kjo marrëvehsje është arritur në kuadër të Komisionit të përzier Maqedoni e Veriut - Serbi për transport rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, i cili këto ditë ka mbajtur mbledhje në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ministrisë, është arritur marërveshje për liberalizim nga 15 qershori i këtij viti, që transporti i ndërsjellë i udhëtarëve të bëhet pa leje në bazë reciproke në nivel vjetor.

Marrëveshja mes dy palëve është bërë në bazë të iniciativës "Ballkani i Hapur" dhe qëllimet janë konfirmuar me Memorandumin për mirëkuptim dhe bashkëpunim për lehtësimin e transportit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor. bsh/

Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

QËNDRONI TË LIDHUR