• e diel, 22 dhjetor 2024

Leta: BE-ja nuk ka kohë për të humbur, t'u ndihmojmë punëtorëve dhe t'i nxisim inovacionet

Leta: BE-ja nuk ka kohë për të humbur, t'u ndihmojmë punëtorëve dhe t'i nxisim inovacionet

Bruksel, 18 prill 2024 (MIA) - Hendeku ekonomik mes BE-së dhe SHBA-së bëhet gjithnjë e më i madh, kështu që Unioni "nuk ka kohë për të humbur", porositi kryetari i Institutit "Zhak Delor" dhe ish-kryeministri italian Enriko Leta, i cili i shoqëruar nga kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel ka mbërritur në ditën e dytë të Samitit special të Unionit.

Pikërisht, Raporti për të ardhmen e tregut të vetëm evropian i përgatitur nga Leta do të jetë temë kryesore për të cilën do të bisedojnë shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së në vazhdimin e sotëm të Këshillit të Evropës.

"Hendeku mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-ja lidhur me performansat ekonomike bëhet gjithnjë e më i madh", shtoi Leta.

Ai theksoi se prandaj është e nevojshme të forcohet tregu i vetëm evropian duke eliminuar fragmentimin, duke filluar në tre sektorë kryesorë - energji, telekomunikacion dhe tregjet financiare, andaj, siç tha ai, propozimi kryesor në Raport është integrimi i tyre. 

"Pjesë tjetër e madhe nga Raporti është dimensioni social i tregiut të vetëm. Si t'u ndihmojmë punëtorëve, si t'u ndihmojmë qytetarëve dhe si t'i nxisim inovacionet", tha Leta.

Për këtë qëllim, siç theksoi Leta, krahas katër lirive ekziustuese tradicionale ekonomike për rrjedhje të kapitalit, shërbimeve, mallrave dhe personave, propozon edhe liri të pestë për rrjedhje të inovacioneve, hulumtimeve, diturive, profesionalizmin, të dhënat dhe inteligjencën atificiale.

Mishel nga ana e tij theksoi se konkurrenca është çështje themelore që paraqet sfidë të komplikuar për BE-në.

"Jam optimist se do të kontraktojmë konkluzione ambicioze. Duhet të vendosim marrëveshje të re për konkurrencë. Ky është qëllimi", deklaroi Mishel.   

Ai shtoi se liderët e BE-së janë të frymëzuar nga raporti i Letës dhe shprehën besimin se sot do të marrin vendime të rëndësishme.

Sipas Mishelit, BE-ja përballet me disa sfida serioze, si ndryshimet klimatike dhe Marrëveshja e Gjelbër, revolucioni digjital, nevoja për të investuar në siguri dhe mbrojtje, si dhe disa çështje demografike.

"Do të thotë se tregu i vetëm dhe baza ekonomike është pasuria jonë më e mirë, është forca jonë më e mirë dhe ne duhet të identifikojmë se çfarë duhet të bëjmë për të siguruar që ky instrument mund të zhvillohet dhe përdoret për të përballuar sfidat e ndryshme", tha Mishel. mb/

Foto: EBS

QËNDRONI TË LIDHUR