• e premte, 21 shkurt 2025

Lavrov dhe Ji kanë biseduar për marrëdhëniet me SHBA-në dhe për Ukrainën

Lavrov dhe Ji kanë biseduar për marrëdhëniet me SHBA-në dhe për Ukrainën

Johanesburg, 20 shkurt 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov ka pasur takim me kolegun e tij kinez Vang Ji, në të cilin dy diplomatët kanë biseduar për spektrin e gjerë të temave, duke përfshirë edhe marrëdhëniet me SHBA-në dhe konfliktin në Ukrainë, njoftoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Mediat britanike transmetojnë se takimi është mbajtur në margjinat e takimit ministror të G-20 në Afrikën e Jugut.

"Pjesëmarrësit e kanë lavdëruar zhvilimin e dialogut politik dhe ndërlidhjen paktike mes Rusisë dhe Kinës, si faktor stabilizues në konteskt të turbulencave të vazhdueshme në sistemin botëror", njoftoi Ministria ruse.

Mediat ruse paraprakisht njoftuan se Lavrovi ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë takim të tij të radhës me Vang Ji në Moskë.

Në fund të janarit, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Si Xhinping diskutuan se si të ndërtojnë lidhje me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, së bashku me perspektivat për një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe mbështetjen e fortë të Moskës për qëndrimin e Pekinit ndaj Tajvanit. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR